Lajme Ballkan

Haga shqipton vendimet: Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vite burg, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin

Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim
Jakup Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

©Shqip.com