Lajme

Thaqi: Që nga janari mbi 100 gjoba për barnatoret të cilat kanë shkelur rregullat, do të vazhdojmë me inspektime

Ekipi i Shqip.com gjatë një hulumtimi ka arritur që të blejë në pesë barnatore medikamete qetësuese pa recetën e mjekut.

Kjo dukuri ndodh me shumë medikamente, siç është rasti me morfinën.

Njëjtë veprohet edhe me medikamente të tjera të cilat bëjnë pjesë në grupin e narkotikëve.

Lidhur më këtë dukuri, Shqip.com ka kontaktuar Remzie Thaqin- Kryeshefe e Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës.

Në një prononcim për Shqip.com, Thaqi është shprehur se ndaj këtyre barnatoreve si inspektorat duhet të merren masa ndëshkimore.

‘’Kemi dënim mandatar, ndërsa pjesa tjetër i takon Agjencisë së Kosovës për produkte medicinale’’ ka thënë Thaqi.

Lexo edhe:
Inspektorati Farmaceutik: Shitja e morfinës pa recetë të mjekut është jo legale

Po ashtu Thaqi ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë konfirmim nga psikiatria lidhur me atë se po rriten rastet e varësisë.

‘’Ne nuk kemi marrë ndonjë konfirmim zyrtar, por sa herë kemi hasur në produktet të këtij lloji që janë pa recetë kemi ndërmarr masa’’ ka thënë Thaqi për Shqip.com

Lexo edhe:
Zemërgjerësia e barnatoreve që shesin morfinë pa recetë: Jepja pesë, është festë i duhen

Në Inspektoratit Farmaceutik janë të angazhuar 12 inspektorë thotë më tutje Thaqi.

Thaqi ka premtuar se në secilën barnatore do të ketë kontrolle të detajuara, dhe nëse hasin në ndonjë parregullsi do të shqiptohet ndonjë masë./Shqip.com