Lajme

Inspektorati Farmaceutik: Shitja e morfinës pa recetë të mjekut është jo legale

Në rast se në barnatoret iu shesin pacientëve qetësues pa recetë të mjekut, rasti konkret morfina, kjo është ilegale.

Drejtoresha e Inspektoratit Farmaceutik, Remzie Thaqi, konfirmon se dhënia e morfinës pa udhëzim apo recetë të mjekut, është jo legale.

Por, këto nuk janë rastet e vetme.

Njësoj veprohet edhe me medikamentet e tjera që hyjnë në grupin e narkotikëve.

Diazepani dhe lexiliumi janë medikamente në gjendje tableti që përdorën për qetësimin e sistemit nervor.

Për t’i blerë dhe konsumuar ato duhet me patjetër receta e mjekut, bazuar në gjendjen psiqike të pacientit.

Njëjtë si te morfina edhe te këto dy ilaçe kanë efekte anësore që janë të frikshme.

Deizaepani shkakon gjendje të përgjumjes së përhershme, marramendje, lodhje të skajshme, dobësim të sistemit muskular, dhimbje të mëdha koke, kapsllëk e plotë çrregullime të tjera, derisa Leksiliumi shkakton gjendje ankthi, ndryshim të sjellje, agresivitet, nervozë, kofnusoon, çrregullim të rrahurave të zemres dhe krejt në fund e çon pacientin në një gjendje huti me halucinacione të vazhdueshme. /Shqip.com