Lajme

Zemërgjerësia e barnatoreve që shesin morfinë pa recetë: Jepja pesë, është festë i duhen

Në rastin e dytë, kur ekipi i Shqip.com shkon për ta blerë morfinën pa recetën e mjekut, fillimisht në barnatore pyesin për recetën.

Por, më pas kjo kërkesë e tyre eliminohet.

Shitësi në barnatore ekipit ia ofrojnë fillimisht vetëm një dozë, pasi kërkohen dy, por meqë dita e ardhshme është vikend, ata bëhen zemërgjerë dhe pesë doza të morfinës pa recetën e mjekut ia ofrojnë gazetarit të Shqip.com

Edhe barnatorja tjetër nuk reziston kur i kërkohet një ampulë.

Fillimisht pyet për recetën, por pas një bisede të shkurtër, sigurohen dy ampula.

Por, farmacistja ka një kërkesë, që t’i dërgohet më vonë receta.

Shqip.com ka vizituar disa barnatore brenda hapësirës së QKUK dhe dëshmia tregon se në fakt për këto medikamente as që kërkohet dëshmia e recetës.

Shqip: Edhe një bensedin të 5ve t ‘lutem, më doket të 5ve e pat

Barnatorja: diazepan kom 2sh edhe 5sh

Shqip: e lexelium

Barnatorja: lexelium 1.5

Shqip: Ok, ama një lexelium veç te pyes, bensedinin e pinë ajo të 5ve.

Barnatorja: bensedinin e 5ve!

Shqip: po herë e mer lexelium herë bensedin

Barnatorja: ??

Shqip: po e pinë herë gjysmë herë e pinë ka një. Atëherë një lexelium dhe ni diazepan masi spaska bensedin.

Barnatorja: diazepanin e 5ve?

Shqip: po, diazepanin e 5ve.

Në vend se farmacistja të kërkojë udhëzimin, kërkesa e vetme e saj është që të mos i konsumoj përnjëherë pasi pasojat mund të jenë fatale.

Barnatorja: ruju mos t’i përdorë njëkohësisht.

Shqip: jojo e di.

Shqip: dmth lexeliumi i 3ve qëky a po?

Barnatorja: po.

Shqip: Faleminderit edhe prej juve..

Madje, për të njëjtat medikamente, barnatorja nuk e ka problem në këtë rast edhe lëshimin e kuponit fiskal./Shqip.com