Lajme

“Nëse s’ka kështu, mbajnë në të zezën”, blerja e morfinës nëpër barnatore pa recetë të mjekut

Gjetja dhe blerja e medikamenteve të qetësimit nëpër barnatore nuk është aspak problem edhe nëse nuk keni recetën e mjekut, që ua përshkruan.

Mjafton të shkoni në barnatore dhe ta kërkoni një medikamet qetësimi, morfinën, dhe nëse nuk kanë një të tillë, do t’iu tregojnë se ku ta gjeni, në barnatoren tjetër ju udhëzojnë të shkoni.

Morfina është narkotik që shitet në formë tableti ose injeksioni.

Ekipi i Shqip.com shkon në një barnatore për të kërkuar morifinë, por pavarësisht që në të nuk ka, farmacistja udhëzon që të kërkohet në një barnatore tjetër.

“Nëse s’ka kështu, e mbajnë në të zezën”, konfirmon ajo, që qetësuesit shiten pa asnjë kontroll./Shqip.com