Lajme Botë

Tërmet në rajonin e Marche në Itali

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një tjetër tërmet në rajonin e Marche, Itali. Një tërmet me magnitudë 3.7 u regjistrua në agim në brigjet e zonës Pesaro-Urbino, 9 kilometra në thellësi.

Tre lëkundje të tjera me magnitudë 2.1 dhe 2.7 pasuan brenda dhjetë minutave. Jo e gjithë popullata e ndjeu tërmetin dhe nuk raportohet për dëme momentalisht, raportojnë mediat e huaja.

/Shqip.com