Kulturë

Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit i shtohet një piano e re

Një piano e re e markës “Steinway & Sons” iu shtua sot Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “sot bëmë realitet ëndrrat e brezave të tërë artistësh të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”.

“Me gishtat e pianistes sonë të dashur Margarita Kristidhi dhe nxënëses 9-vjeçare të shkollës “Servete Maçi”, Kristel Xhafka pagëzuam pianon e re “Steinway & Sons”, e cila mbërriti pas një përpjekjeje të gjatë”, tha Margariti, shkruan ATA.

Ministrja Margariti bëri të ditur se “bashkë me pianon e re u arrit edhe riparimi i dy pianove të vjetra, prodhim i viteve 1988 dhe 1989”.

“Blerja e kësaj pianoje është vijim i punës sonë për krijimin e të gjitha kushteve për artistët tanë”, ka thënë Margariti.

/Shqip.com