Të martën zhvillohen ndeshjet e “play-offit” në Ligën e Parë

E martja është dita kur do të zhvillohen takimet e para në kuadër të “Play-off-it”, në Ligën e Parë.
Vëllaznimi e pret Vushtrrinë – në Gjakovë, të martën me fillim nga ora 19:30.
Në këtë takim favoritë në letër është skuadra gjakovare, e cila shënoi 18-të fitore në 18-të ndeshje të zhvilluara.
Kuqezinjët janë lider të padiskutueshëm në tabelë dhe rikthimi në Superligë nuk duket shumë i largët.
Në anën tjetër, Vushtrria pozicionohet në vendin e pestë me 11-të fitore dhe shtatë disfata – pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.

Një ndeshje derbi pritet të zhvillohen në kryeqytet, ku të martën mbrëma – në ora 20:30 do të përballen Prishtina e Re dhe New Basket.
Prishtina gjendet në vendin e dytë me 30 pikë të grumbulluara. Vetëm një më pak se eë Basket që gjendet një pozitë më poshtë.
Skuadrat që arkëtojnë dy fitore e sigurojnë një biletë për në finale.
Teksa, kampion shpallet skuadra me dy fitore në finale dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligë.
Finalisti i Ligës së Parë do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës, për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm./Shqip.com
