Rozë

Tayna publikon foto me menaxherin e saj, a u lirua nga burgu?

Tayna dhe Rinor Hykolli

Menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, u dënua me 3 nëntor të këtij muaji me një vit burg efektiv nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ai u shpall fajtor për shkak se me dashje për arsye të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Rasti dyshohet që ka ndodhur në korrik të këtij viti në diskotekën “Stop” në Gjilan.

Mirëpo pas kësaj, Tayna siç duket është duke i qëndruar pranë menaxherit të tij, pasi që ajo publikoi një ‘selfie’ të realizuar me Rinorin në veturë, ku shihet e buzëqeshur pranë tij.

Nuk dihet nëse fotografia është realizuar tani dhe Rinori ka dalë nga burgu apo është foto e realizuar më parë.

Lexo edhe:
Një muaj paraburgim për menaxherin e Taynes, Rinor Hykolli

Tayna në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Hala”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Kënga që pesë ditë nga publikimi ka marrë mbi 2.5 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com