Art Jetese

Gjykata e Apelit jep vendimin për Joz Markun

Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për Jozefin Markun, i cili u përfshi në një episod të dhunshëm me një tjetër ish-personazh të reality show-ve, Eduard Kuçin. Më 9 shtator, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën arrest shtëpie për Jozin, por ky i fundit e ankimoi dhe Apeli ia lehtësoi në detyrim paraqitjeje.

Në arrest shtëpie ishte lënë edhe shoku i tij, Kristjan Nikolli, i cili drejtonte Land Roverin me të cilën i zunë pritë Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit. 

Grupi i Jozefin Markut e ndaluan makinën McLaren të Eduart Kuçit të kamufluar si policë me fenelina dhe duke i nxjerrë tabelën. Aty nisën ta godasin, ndërsa Marku i kërkoi të ulet në gjunjë e t’i kërkojë falje. E gjitha nisi pasi Eduart Kuci, e ofendoi në rrjetet sociale. 

Ngjarja mori përmasa virale në rrjetet sociale pas shpërndarjes së videos.

Jozefin Marku u arrestua më 5 shtator në shtëpinë e shokut të tij në Lezhë, ku u dyshua për 5 vepra penale, pengmarrje, plagosje e lehtë, kanosja e deri te mbajtja pa të drejtë e uniformës dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private. 2 persona u shpallën në kërkim, ndërsa të tjerë akoma nuk janë identifikuar.

/Shqip.com