Rozë

Një muaj paraburgim për menaxherin e Taynes, Rinor Hykolli

Rinor Hykolli dhe Tayna

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, Rinor Hykollit, menaxherit të reperes, Tayna, si i dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Rasti dyshohet që ka ndodhur në korrik të këtij viti në diskotekën “Stop” në Gjilan.

“Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh. Xh., në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Menaxheri i Taynes, Rinor Hykolli

Tutje është shkruar se “i pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë”.

Lexo edhe:
Ndalohet menaxheri i Taynes, dyshohet se me një tjetër ia thyen hundën një personi në diskotekë

Në gusht të këtij viti, Policia e kishte shpallur në kërkim, Rinor Hykollin, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Në lidhje më këtë rast Hykolli, ka thënë së është i angazhuar më koncerte dhe sapo të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në polici./SHQIP.com