Lajme

Tahiri: Mosekzekutimi i pagave për grevistët është hakmarrje politike

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se mosekzekutimi i pagave për grevistët është një hakmarrje politike ndaj një kërkese të një koalicioni sindikal.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se këtë çështje do ta trajtojnë në interpelancë të Kuvendit ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Presioni politik jo vetëm pesë javë por presioni politik ka filluar që nga dita e parë, vazhdon me ndalimin e pagave dhe këtë çështje do ta trajtojmë edhe në interpelancë për shkak se është një çështje absurde dhe në esencë është një hakmarrje politike ndaj një kërkese që buron nga një koalicion sindikal”, tha Tahiri.

Tahiri: Nëse nuk ekzekutohen pagat për grevistët do të bejmë kallëzim penal ndaj Muratit – SHQIP.com

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëeve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se ky kallëzim penal do të bëhet nëse nuk ekzekutohen pagat për grevistët.

“Ne do të presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat. Nëse Brenda këtyre pesë ditëve të punës nga dita e premte kur është dashur që të ekzekutohen  pagat dhe nuk ekzekutohen deri në ditën e enjte ne do të bëjmë një kallëzim penal ndaj ministrit”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, mosekzekutimi i pagave është vepër penale.

“Mosekzekutimi i pagave nga ministri i Financave është vepër penale dhe ne në Prokurorinë Speciale të Kosovës do të bëjmë kallëzim penal”.

Sot gjatë ditës së hënë ka filluar procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Kjo pasi SBASHKU-u tashmë ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se përgatitjet janë bërë që nga data 1 shtator për të filluar procesi mësimor por kjo nuk u realizua për shkak të grevës nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK”, thuhet në njoftim.

MAShTI ka bërë të ditur se do të formojë grupin punues për Kalendarin e vitit shkollor.

“Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor”.

Tutje nga Ministria e Arsimit kanë ftuar për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës.

Gjithashtu, MAShTI dje ka njoftuar se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

SBASHKU: 54.88% janë deklaruar pro pezullimit të grevës ndërsa 45.12% janë shprehur kundër – SHQIP.com

Por me kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut, greva në arsim do të pezullohet deri në |Janar të vitit 2023.

Për më shumë se një muaj mësimdhënësit kanë qenë në grevë kështu duke pezulluar mësimin parauniversitar në nivel vendi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdonte të thoshte që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

Nga kjo sindikatë thonin se prisnin të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

Në anën tjetër, i palëkundur karshi qëndrimeve të tij qëndronte kryeministri Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit kishte deklaruar më 25 shtator se pret që mësimi të fillojë sa më parë ndërsa sindikalistët i ka quajtur “sindikalist të PAN-it”.

BSPK-ja hyn në grevë të përgjithshme më 25 gusht – SHQIP.com

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre./Shqip.com