Lajme

SBASHKU: 54.88% janë deklaruar pro pezullimit të grevës ndërsa 45.12% janë shprehur kundër

SBASHK

Anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ka vendosur që greva në procesin mësimorë të pezullohet deri në janar të vitit 2023.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga SBASHK-u.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka bërë të ditur se nga të deklaruarit  pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime të lindjes apo pushime pa pagesë.  Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë  marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.

Nga SBASHK-u përsëri u tha se ata u linçuan e u fyen.

“Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”, thuhet në njoftim.

Këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK, thuhet më tutje në njoftim.

Greva në procesin mësimorë ka filluar që nga data 25 gusht.

Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar takime ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Grevistë por nuk është arritur asnjë marrëveshje./Shqip.com