Lajme

BSPK-ja hyn në grevë të përgjithshme më 25 gusht

Protesta e BSPK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ani pse sipas tyre BSPK-ja ka ndejkur të gjitha rrugët ligjore në këtë drejtim.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Kërkesa e tyre është që të ekzekutohet shuma prej 100 euro deri sa të miratohet Ligji për Paga.

“Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, u shpehë Hykolli.

Ndërsa, Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, tha Jashari.

Lexo edhe:
Nis protesta e BSPKS-së

Në maj të këtij viti, mësimi në shkolla nuk është mbajtur për arsye se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka protestuar në Prishtinë./Shqip.com