Lajme

Sveçla citon një raport ndërkombëtar: Jemi të parët në rajon për Sundim të Ligjit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

Kosova renditet e para në rajonin për sundimin e ligjit sipas “World Justice Projekct”.

Pikërisht, këtë pozicionim në indeksin e Sundimit të Ligjit – ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla e cilëson si “sukses të Qeverisë së Kosovës.

Thotë se është bërë luftë e pakompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit e krimeve ekonomike.

“Republika e Kosovës në këtë renditje botërore për sundim të ligjit, prinë në fusha si ajo e transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, luftimit të korrupsionit, rendi e siguria, si dhe fusha të tjera me rëndësi”.

“Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë shkatërruar 41 banda kriminale.

Por, nuk ka qenë specifik për aktivitetin e këtyre “bandave kriminale”.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë një nga premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje si opozitë. /Shqip.com