Rozë

Stresi reagon pas rrëmbimit të shokut të tij: Ka rrugë edhe më të rënda kur preket familja

Stresi, Kozak dhe Fabio

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar për herë të parë lidhur më rrëmbimin e të ashtuquajturit “Mbreti i Instagramit“ – Kozak Braçi.

Stresi ka deklaruar se ka njohur të dyja palët e përfshira në konflikt, sikurse Kozak Braçin edhe Fabio Dushkun.

Sipas Stresit, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, derisa tha se ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja.

“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ça me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me t’u shajt në publik familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodhë dikujt”.

“Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi.

Reperi Kozak

Ndryshe, Fabio Dushku prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi.

Lexo edhe:
Urdhëroi rrëmbimin e reperit shqiptar-Kush është Fabio Dushku i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi?

Në lidhje me arrestimet ai kishte dhënë një intervistë për ‘RTV Klan’ në vitin 2019.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo dhe siç deklaron ai këto vendime i ka dërguar për t’i apeluar në Gjykatën e Lartë.

“Unë jam dënuar për disa vrasje dhe si bashkëpunëtore në organizata terroristë në Greqi”, ka pohuar ai. /SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=rF-QulBnaLI&t=9s