Rozë

Urdhëroi rrëmbimin e reperit shqiptar-Kush është Fabio Dushku i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi?

Burime të RTV Klan

Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer dhe rrahur nga disa persona duke u filmuar drejtpërdrejt në Instagram.

Rrëmbimin e tij e kanë raportuar në polici familjarët e Kozak, teksa forca të shumta të policisë janë vënë menjëherë në lëvizje.

Personat e përfshirë në këtë rrahje ishin miqtë të Fabio Dushku, i cili është me origjinë nga Mirdita.

Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi.


Në lidhje me arrestimet ai kishte dhënë një intervistë për RTV Klan në vitin 2019.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo dhe siç deklaron ai këtë vendime i ka dërguar në Gjykatën e Lartë.

“Unë jam dënuar për disa vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtore në organizata terroristë në Greqi”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka treguar se ka pasur disa biznese dhe është marrë më punë të ndryshme në Greqi.

“Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea”, rrëfen i riu shqiptar.

Në rrjete sociale qarkullon një video e Fabio Dushkut në burgun e Greqisë, teksa bën “ligjin” brenda./SHQIP.com