Rozë

Sjelljet e Vesës ndaj Romeos, shpërthen rrjeti me video

Vesa Smolica, ishte një nga ish-banoret që u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV Albania’ për disa minuta, gjatë festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit.

Ajo pati mundësinë që të takohej me Romeo Veshajn, banorin që kishte më shumë afirmitet brenda shtëpisë, mirëpo takimi mes tyre u bë viral në rrjet.

Prekjet e Vesës ndaj Romeos nuk u pritën dhe aq mirë, duke u interpretuar si shenjë afeksioni.

Sikurse shihet edhe në këtë video, Vesa i shtrëngon dorën Romeos, e madje duket sikur nuk do ta lërë të largohet.

/Shqip.com