Lajme

Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë

Edi Rama intervistë për CNN.

Rreth 4 mijë refugjatë afganë do të strehojë përkohësisht Shqipëria.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për CNN.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Lexo edhe:
Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë

Tirana zyrtare ishte ndër vendet e para që iu përgjigjur kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë.

Për këtë Qeveria shqiptare tashmë veç ka nisur punën.

Ekzekutivi miratoi ngritjen e kësaj task force që do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme dhe përbëhet nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Përpos Shqipërisë edhe Kosova është e gatshme t’i strehojë afganët.

Për këtë ambasadori amerikan në Kosovë, Phlip Kosnett, ka falënderuar presidenten, Vjosa Osmani, për vendimin e Prishtinës zyrtare.

Të mërkurën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të strehohen rreth 2 mijë afganë. Pa treguar kur dhe sa do të rrinë.

Kjo situatë ka ardhur si rezultat i tensionimit të brendshëm në Afganistan, pasi talebanët morën pushtetin në Kabul.

SHBA ka kërkuar nga vendet e saj mike që të strehojnë bashkëpunëtorët e tyre në Afganistan derisa të përfundojë procedura e vizave. /Shqip.com