Lajme Botë

Talebanët hynë në Kabul, po presin t’iu transferohet pushteti në “mënyrë paqësore”

Grupi militant talebanët

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, dhe janë në pritje të “transferimit paqësor” të pushtetit.

Negociatorët talebanë shkuan në pallatin presidencial për të negociuar kushtet me figurat e qeverisë, tha një zyrtar, raporton euroneës.

Negociatorët nga ana e qeverisë përfshijnë ish -Presidentin Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah, kreun e Këshillit Kombëtar Afgan të Pajtimit.

Ministri i Brendshëm Afganistan Abdul Sattar Mirzakëal tha ndërkohë se do të ndodhë një “transferim paqësor i pushtetit” në një qeveri kalimtare.

Talebanët kanë marrë kontrollin me shpejtësi të madhe, duke pushtuar qytetet kryesore në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar. /Shqip.com