Lajme

Rama drejtuar Kosovës: Nëse SHBA ju kërkon strehimin e afganëve përgjigjuni pozitivisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë mëngjesin e së dielës se në rast se Kosova ka marrë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për strehimin e afganëve, atëherë sipas tij Prishtina duhet t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese.

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama tregoi se Shqipëria e ka marrë vendimin për ta bërë këtë.

Situata në Afganistan është tensionuar pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare.

Talebanët kanë përparuar dhe tash janë duke hyrë në Kabul nëpër të gjitha anët.

Rama, ka shkruar po ashtu për periudhën kur shqiptarët strehuan hebrenjtë.

“Shqipëria u bë vendi i vetëm i Evropës që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë se sa para nisjes së saj”, ka shkruar ai. /Shqip.com