Lajme

Shpërthimet e mbrëmshme në veri ishin në dy lagje

Statuja e Car Lazarit, në Mitrovicë të Veriut

Dy shpërthimet për të cilat ka raportuar Shqip.com se kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, janë në dy lagje të ndryshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri shpërthim kishte ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve dhe tjetri në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Në incidentin e ndodhur në Lagjen e Boshnjakeve është dëmtuar një automjet.

“Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë veri, 07.12.2022, rreth orës 20:40 policia ka pranuar informatën se në lokacionin e lartcekur është dëgjuar një shpërthim/detonim. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se disa persona të dyshuar kishin hedhur një shok bombë nga një automjet dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe. Një automjet ka pësuar dëme materiale përderisa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin”.

Kurse, për shpërthimin në Kodrën e Minatorëve shok-bombat janë hedhur në oborrin e një shtëpie.

“Kodra e Minatorëve, Mitrovicë veri 07.12.2022,  rreth orës 20:30, është raportuar se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba, Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin”.

Përfshihet nga zjarri një veturë në Mitrovicën veriore – SHQIP.com

Vlen të theksohet se në veri të Mitrovicës, sot n ë orët e para të mëngjesit një veturë është kapluar nga zjarri. Organet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.

Ndodhin dy shpërthime me shok-bomba në veri – SHQIP.com

/Shqip.com