Lajme

Ndodhin dy shpërthime me shok-bomba në veri

Gjatë mbrëmjes së ditës së sotme kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti tha se shpërthimet kanë ndodhur nga shok-bomba por nuk ka të lënduar.

“Në lagjen e Boshnjakeve kanë qenë dy shpërthime me shok-bomba por nuk ka të lënduar”, tha Hoti.

Kujtojmë se dje ne veri të vendit janë penguar zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor që të hyjnë në objektet e KQZ-së në Leposaviç dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, në këtë sulm janë përdorur granata dore, shokbombë, armë zjarri etj.

Sveçla theksoi se në mesin e organizatorëve të sulmit kishte edhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj, ministri i Punëve të Brendshme cilësoi se bandat kriminale ndaluan fillimin e një procesi demokratik me metoda terroriste.

/Shqip.com