Lajme

Shpërthim me tritol afër shtëpisë së Armando Dukës

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në Durrës, përcjell Shqip.com.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje dhe për identifikimin e autorëve, raporton ABC News.

Ndërkaq, sipas raportimeve, ende nuk dihet për arsyet që kanë çuar deri te ky shpërthim.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të derës, dhe se në momentin që ka ndodhur ngjarja, në banesë ka qenë vetë bashkëshortja e Dukës./SHQIP.com