Sport Shqiptar

Shpend Ahmeti: “Nora dhe Distria së bashku me Driton Kukën, na bashkohen sonte për me bë akull këtë verë”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” për ta pritur ekipin olimpik të xhudos, shkruan Shqip.com.

“Nora dhe Distria së bashku me trajnerin e tyre Driton Kukën, na bashkohen sonte për me bë akull këtë verë”, shkruan Ahmeti në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Mes tjerash, i pari i Prishtinës arritjen e ekipit olimpik e ka quajtur edhe si festën e vitit, njofton KlanKosova.

Ekipi olimpik i xhudos do të pritet me ceremoni shtetërore pas aterimit në aeroportin e Prishtinës.

Derisa ata pritet të zbarkojnë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë nga ora 21:00, kur do të priten nga qindra qytetar./Shqip.com