Lajme

Shkarkohet nga detyra këshilltari i Konjufcës, Drilon Gashi 

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi është liruar nga detyra.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçëli.

“Po, e kemi liruar sot prej detyrës”, tha Kërçeli.

Ditë më parë u raportua se Gashi kishte ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij, për çka edhe u lirua nga detyra të hënën.

/Shqip.com