Sport Shqiptar

Sezoni i ri – historia e vjetër, Ballkani e shkarkon përsëri trajnerin

Bekim Isufi

Sezoni i ri, historia e vjetër.

FC Ballkani i ka ndarë rrugët, me trajnerin Bekim Isufi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet klubi nga Suhareka, përmes një postimi – në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit tenik”.

Ky vendim ka qenë një befasi e madhe për komunitetin e futbollit vendor.

“Xhebrailat” ishin duke kaluar formë të mirë dhe e mbyllën sezonën vjeshtore – në vendin e tretë, me 33 pikë të grumbulluara, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra nga Suhareka ka gjithsej 33 pikë, vetëm dy pikë më pak se Gjilani – që është lider.

Një vendim të ngjashëm – drejtuesit e Ballkanit e kishin marrë edhe në kampionatin e kaluar, kur e shkarkuan Ismet Munishin – ani pse skuadra ishte ende në garë për titull.

Madje edhe pasardhësi i Munishit, Blendi Shkëmbi nuk arriti që të qëndronte deri në fund – sepse e shkarkuan edhe atë.

Ndërsa, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kush do e drejtojë këtë skuadër deri në fund të kampionatit. /Shqip.com

Superliga e Kosovës tabela