Lajme Ballkan

Samiti i radhës i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtë herë në Shqipëri

Samiti i radhës në mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet me 6 dhjetor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri  për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, shkroi Michel.

Tutje, Michel tha se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian kanë nevojë për njëri-tjetrin.

‘Ballkani Perëndimor është një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian. BE dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.

Në Samitin e kaluar të BE-së për Ballkanin Perëndimor është pritur që të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, gjë e cila edhe nuk ndodhi.

Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor një dështim total – SHQIP.com

Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon e ka quajtur të dështuar samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimore.

Përmes një reagimi në Twitter, raportuesja për Kosovën është shprehur se kjo dërgon një sinjal katastrofë.

Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor – SHQIP.com

Kurse, Osmani tha se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave ndërsa i kërkoi BE-së që ta “marrë hapin e guximshëm”.

Emisari i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer vendet e këtij rajoni.

Lajçak për samitin e BE-Ballkani Perëndimor: Ka sjell zhgënjim në rajon – SHQIP.com

Lajçak thotë se janë krenar për udhëheqjen e tyre evropiane në pjesën lindore por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.

Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Kurse, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut as këtë herë nuk u anëtarësuan në BE./

/Shqip.com