Lajme

Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor një dështim total

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të plotë samitin e Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në në Twitter, Cramon tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë.

“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Cramon.

Tutje ajo ka thënë se as Bosnjë e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.