Lajçak për samitin e BE-Ballkani Perëndimor: Ka sjell zhgënjim në rajon
Emisari i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer vendet e këtij rajoni.
Lajçak thotë se janë krenar për udhëheqjen e tyre evropiane në pjesën lindore por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.
Lajçak këtë e tha përmes një postimi në Twitter.
“Ne morëm një vendim gjeopolitik mbi Evropën Lindore, por nuk kemi të njëjtën pikëpamje strategjike mbi Ballkanin Perëndimor. Kjo sjell zhgënjim të thellë në rajon. Unë jam krenar për udhëheqjen tonë në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë jug-lindorë”.
Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Kosova dhe qytetarët e saj kanë pritur që në këtë samit të diskutohet për liberalizimin e vizave.
Megjithatë në mbledhjen të Këshillit të Evropës nuk u diskutua fare për këtë proces për Kosovën.
Kurse, Osmani tha se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave ndërsa i kërkoi BE-së që ta “marrë hapin e guximshëm”.
Kurse, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut as këtë herë nuk u anëtarësuan në BE.
Këtë ngecje në procesin e anëtarësimit në BE, Rama ia atribuon Bullgarisë duke e cilësuar se ajo është duke i mbajtur peng Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut./Shqip.