Sport Ndërkombëtar

Saka hyn në histori të Ligës Premiere

Fotot: BBC

Sulmuesi anësor i Arsenalit, Bukayo Saka vazhdon të shkëlqejë në në fushën e blertë. Me tre gola të shënuar dhe dy asistime në katër ndeshjet e fundit, 22-vjeçari është kthyer në lojtarin “kyç” në katër fitoret e fundit të “Topçinjve”, fitore të cilat i kanë dhënë këtyre të fundit shkëputjen prej tetë pikësh në krye të Premier League.

Falë këtyre paraqitjeve, Saka ka fituar për herë të parë në karrierën e tij, çmimin si “lojtari i muajit”, duke mposhtur kështu konkurrencën e sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak, mesfushorit të Brighton, Alexis MacAllister, mbrojtësit të Aston Villa, Tyrone Mings, si dhe anësorit të Liverpool, Mohamed Salah.

Me fitoren e këtij trofeu personal, Saka u kthye në lojtarin më të ri në historinë e Premier League, që fiton një çmim të tillë, ndërsa më herë këtë sezon ky çmim është fituar nga “bomberi” i Manchester City, Erling Haaland, në muajin gusht, tri herë nga “fantazisti” i sulmit të Manchester United, Marcus Rashford në muajt shtator, janar dhe shkurt, nga anësori i sulmit të Newcastle, Miguel Almiron në muajin tetor, si dhe nga “dirigjenti” i mesfushës së Arsenal, Martin Odegaard në muajt nëntor dhe dhjetor.

/Shqip.com