Sport Ndërkombëtar

Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në “Euro 2024”

Kombëtarja ruse

Rusia nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Të njëjtin fat do e ketë edhe në “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

UEFA – përmes një deklarate publike ka bërë të ditur se “të gjitha ekipet ruse janë aktualisht të pezulluara pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të 28 shkurtit 2022, i cili është konfirmuar më tej nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk është përfshirë në shortin kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2022-2024”.

Për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë – të njëjtin fat me kombëtaren e futbollit e kanë pasur edhe ekipet – pasi nuk janë lejuar që të luajnë në Europaligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Jo më larg se në vitin 2018 – Rusia ishte mirkpritëse e Kupës së Botës – ku Franca u shpall kampione./Shqip.com