Sport Shqiptar

Rugova jep dorëheqje nga FBK pas emërimit Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës

Granit Rugova

Granit Rugova, një basketbollist me përvojë shumë vjeçare në basketbollin kosovar, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës, pozitë kjo në të cilën ishte emëruar në vitin 2018 kur edhe vendosi të pensionohet nga basketbolli aktiv.

Rugova po ashtu ishte zgjedhur edhe ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike, pozitë nga e cila po ashtu ka dhënë dorëheqje.

Lexo edhe:
Granit Rugova – ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike

Rugova ka fituar trofe ndër vite me Sigal Prishtinën, përderisa ka luajtur edhe për Bashkimin e edhe ka qenë pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës. FBK nëpërmjet njoftimi e ka falënderuar për kontributin e tij.

Granit Rugova ishte kandidat i PDK-së për asamble këtë vit dhe nëpërmjet një shkrimi në Facebook dje ka njoftuar se Uran Ismaili dhe partia i kanë besuar pozitën e Drejtorit të Sportit në Komunën e Prishtinës, me ç’rast ka premtuar se do të kontribuojë në avancimin dhe promovimin e sportit në siç e ka quajtur ai qytetin e tij të zemrës. /Shqip.com

Lexo edhe:
PDK emëron drejtorin e DKRS-së në Komunën e Prishtinës