Lajme

PDK emëron drejtorin e DKRS-së në Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës

Granit Rugova do të jetë drejtor i ardhshëm i Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës.

Rugova, është emëruar në këtë post nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmin ekskluzivisht për Shqip.com e ka konfirmuar vetë sportisti.

Ndërsa është zotuar se do të japë maksimumim e tij.

“Me kënaqësi e kam pranuar edhe padyshim që do ta jap më të mirën për qytetin”, tha Rugova për Shqip.com.

Gjithashtu, gjatë ditës së mërkurë, më 2 shkurt pritet që PDK t’i dorëzojë emrat zyrtarisht tek Rama.

Drejtori i DRKS-së, Granit Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kishin arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 14 nëntor 2021.

Më 19 janar, i pari i Prishtinës përmes një postimi në Facebook, kishte publikuar emrat e një pjese të stafit të komunës.

Postin e nënkryetarit të parë ia ka besuar, Alban Zogajt i cili është edhe shef i shtabit zgjedhor i LDK-së në Prishtinë.

Pjesë e kabinetit të pjesshëm të Ramës janë arkitektë e politikanë të kahmotshëm.

Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit, Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit, Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave, Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit, Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave, Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit, Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve, Bersant Beka – Drejtor i Administratës, Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë, Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik, Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi, Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport, Jonada Jashari – Këshilltare për Media dhe Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.

Pas publikimit të stafit të pjesshëm, Rama kishte paralajmëruar se javët në vijim do të zyrarizohen emrat e drejtorëve të tjerë./Shqip.com