Sport Shqiptar

Granit Rugova – ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike

Granit Rugova

Si basketbollist pati karrirë të bujshme, ndërsa përkundër pensionimit – ai nuk u largua plotësisht nga ky sport.

Granit Rugova do të jetë ushtrues detyre në pozitën e Drejorit Ekzektutiv të Ligës Unike.

Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të kompeticionit në fjalë.

Ndërsa, emërimi i Rugovës vie, pasi Dren Zatriqi dha dorëheqje disa ditë më parë.

Graniti ka përvojë në pozita menaxhuese, pasi është Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe ka përfunduar programin “Time Out 2.0” nga FIBA

Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e KB Prishtinës, me të cilët ndër të tjera ishte shpallur kampion i Kosovës.

Ndërsa, për një kohë ishte i ftuar edhe në Përfaqësuese.

Një ndër arsyet pse u detyrua të tërhiqej nga basketbolli ishin lëndimet e shumta që kishte pësuar gjatë karrierës së tij. /Shqip.com