Rozë

Romeo nuk shkon në finale, ja çfarë ndodhi në studio

Romeo Veshaj ka lënë përfundimisht garën për çmimin e madh, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet emocionues.

Ai ishte në garë me Egla Cenon.

Romeo ishte shumë i mërzitur kur arriti në studio.

Ai kishte tri falenderime; për zotin, familjen dhe publikun që e ka mbështetur gjithë këto vite.

Ndryshe nga banorët tjerë, Romeo nuk e tha asnjë fjalë për produksionin me çka dukej se kishte hatërmbetje.

Kështu, në podiumin final, në një përballje titanësh shkon Egla Ceno dhe Julian Deda.

/Shqip.com