Rozë

Romeo i bën “nder” Donaldit në lidhje me Bora Zemanin

Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj

Që nga momenti kur Donaldi hyri në “Big Brother Albania VIP”, telefonin i’a la vëllait të tij, Romeo Veshaj.

E ky siç po duket është shumë aktiv në rrjete sociale, e sidomos në Instagram duke postuar fotografi dhe video nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Së fundi, Romeo ka vendosur që të bëj “follow” Bora Zemanin në Instagram të Donaldit ku edhe moderatorja i’a ktheu.

Kjo ndodhi pas një dhurate të veçantë nga ana e Donaldit për Borën në 3-vjetorin e lidhjes së tyre.

Bora Zemani dhe Donald

E sigurisht që Romeo e pa të arsyeshme që dyshja tanimë të ndjeken në rrjetet sociale.

E pas gjithë emocioneve që dyshja na dhuroi, fansat padyshim që kërkojnë dhe shpresojnë kthimin e tyre përsëri.

Në anën tjetër edhe Bora Zemani ka postuar fotografi me dhuratat që i ka dërguar Donaldi./SHQIP.com