Lajme

Anëtarja e Rithemelimit të PD “plas” akuzat: Sali Berisha është ende non grata në SHBA. Korruptoi Grenellin dhe njerëz afër Rubios për të kaluar oqeanin

Nga Evi Kokalari

Është e vështirë të arsyetosh me një grup injorantësh që, me dashje apo pa dashje, nuk ndajnë dot shapin nga sheqeri.

Nxjerrin pastaj Ramën si karshillëk, a thua se Rama dhe Sorosi ia bënë realisht gjëmën Berishës. Sorosi nuk është marrë fare me Berishën, sepse në kohën kur ky, me të drejtë, u sanksionua, nuk kishte asnjë vlerë politike dhe nuk ndërhynte në planet e Sorosit.

Fatkeqësisht, grupi i atyre që ndjekin Berishën shfaq një injorancë të thellë ndaj fakteve. Ose ndoshta nuk është injorancë, por hipokrizi. Nëse është kjo e fundit, atëherë është akoma më e rrezikshme se injoranca, sepse injoranca vjen me një lloj pafajësie ndaj asaj që bën apo thua.

Gjithsesi, sanksionet NUK janë hequr.

Për ata që akoma nuk kuptojnë:

Seksioni 7031(c) i lejon Sekretarit të Shtetit të bëjë një përjashtim për vizë për njërën nga këto dy arsye:

1. Përjashtimi i shërben një interesi kombëtar madhor.

2. Rrethanat që shkaktuan papranueshmërinë e personit kanë ndryshuar mjaftueshëm.

Departamenti i Shtetit iu referua shprehimisht arsyetimit të parë, jo të dytit. Prandaj, bazuar në të dhënat publike, Departamenti nuk e shfajësoi Berishën, nuk i tërhoqi konstatimet e vitit 2021 për korrupsion dhe nuk deklaroi se provat fillestare ishin të rreme. Ai thjesht bëri një përjashtim nga kufizimi përkatës i hyrjes, duke u mbështetur tek interesi kombëtar amerikan.

Me pak fjalë, Departamenti i Shtetit nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se cili interes kombëtar madhor i Shteteve të Bashkuara e justifikoi këtë përjashtim.

Kjo më bën të mendoj se Berisha ndoshta është duke u takuar me agjencitë kompetente këtu. Ndoshta ka vendosur të shesë të tjerët, duke dhënë informacione relevante që mund t’i ndihmojnë republikanët apo Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Sorosit ose elementeve të tjera.

Akoma më thjesht, ashtu si Rama korruptoi McGonigalin, megjithëse edhe këtu duket se Rama u bëri favore partnerëve të McGonigalit në Shqipëri dhe ata e paguan McGonigalin, edhe Berisha, pikërisht kur unë ju dola kundër për pazaret që po bënit me Erion Veliajn dhe për zgjedhjet e vitit 2023, vendosi me çdo kusht të korruptonte Grenellin.

Aty shihni një supermashtruese të showbizit, e cila ka mashtruar pa fund Grenellin dhe miqtë që kam pasur në Shqipëri, duke gënjyer për karakterin tim, jetën time në Shtetet e Bashkuara dhe lidhjet e mia politike. Sapo të përfundojë gjyqi që ajo ka ngritur ndaj meje, me nxitjen e atyre që qëndrojnë pas saj, edhe ajo do të përballet siç duhet me drejtësinë.

Nëpërmjet saj, Berisha arriti te Grenelli dhe idiotët menduan se kapën qiellin me dorë, pa e kuptuar se, në atë pikë, nuk do të merresha më me Berishën dhe lëtyrat që ai mban rreth vetes, por do të merresha me Grenellin.

Nëse Grenelli humbi mundësinë për të marrë një nga postet më të rëndësishme në një administratë amerikane, pa frikë mund të them se ai ishte posti i Sekretarit të Shtetit.

Pra, mos bëni asnjë gabim. Grenelli u dogj nga lidhjet e tij me politikanë të korruptuar në Shqipëri dhe Serbi.

Pasi dogji Grenellin, mafia shqiptare dërgoi Fatmir Mediun në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar dikë pranë Rubios. Rasti e çoi te Chris LaCivita, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me Rubion nëpërmjet Susie Wiles.

Në fakt, Susie e solli LaCivitën në fushatën e Trumpit dhe Trumpi vazhdon të mos ketë edhe aq simpati për të. LaCivita ndërmjetësoi lidhjen me ish shefin e shtabit të Rubios. Që ata të merrnin të gjithë shumën prej 6 milionë dollarësh, duhej të gjenin një justifikim për t’i dhënë Berishës një “visa waiver”, në mënyrë që ai të shkelte në Shtetet e Bashkuara dhe t’u thoshte shqiptarëve: “Shikoni, kam mbështetjen e republikanëve.”

Mbështetjen e republikanëve nuk e ka. Ka pasur fatin të korruptoi disa persona në rrethin e Rubios dhe LaCivitën. Edhe Grenelli është akoma rreth e rrotull, me para që, sipas meje, mund të jenë para të trafikut të drogës. E them këtë sepse Shtufi është, pa asnjë diskutim, partner i Shkëlzen Berishës.

Si përfundim, armiqësia ime me Grenellin nisi kur unë u distancova nga këta dhe këta arritën tek ai nëpërmjet mashtrueses që është i një niveli aq vulgar, sa të vjen turp që është pjesë e diskutimeve të tilla.

Armiqësia ime me LaCivitën filloi dhe vazhdon pikërisht sepse, pasi e kuptoi se kush ishin, ai vazhdoi të punonte me ta.

Ashtu siç luftova Grenellin, do të luftoj të gjithë ata që ju dhanë mundësinë qoftë edhe vetëm për një vizitë. Ata do të hetohen nga agjencitë përkatëse amerikane.

Për televizionin Syri flitet se përdoret për pastrim parash. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që aty të jenë pastruar paratë e Shkëlzenit, gjithashtu në bashkëpunim me Shtufin. Fakti që keni edhe një platformë propagande të këtij niveli thjesht tregon se çfarë rrjeti mafioz keni ndërtuar.

SALI BERISHA ËSHTË AKOMA NON GRATA.

E gjithë kjo përpjekje, si edhe lidhjet tuaja me disa figura të Partisë Republikane, do të vazhdojnë të hetohen. Kur FBI hetoi një prej ish drejtuesve të saj dhe mikun e tyre, McGonigalin, nuk do të kursejë as LaCivitën dhe as Grenellin.

Kur t’u shkojnë deri në fund këtyre hetimeve, Shtetet e Bashkuara do të merren me të gjithë rrethin tuaj mafioz: Salinë, Shkëlzenin, idiotët e televizionit Syri dhe mashtrueset e showbizit që gënjejnë gjithë dynjanë se kanë lidhje me politikën.

E vetmja gjë që bëtë ishte një fushatë denigruese trevjeçare ndaj meje, me idenë se do të më largonit nga rrethet e mia shoqërore dhe politike, rrethe që këmbët i futët prej meje, dhe u munduat të më zëvendësonit me individë vulgarë, si këngëtare pa talent dhe me karriera super të dështuara, do të depërtonit në rrethet e Trumpit dhe do të ndihmonit Berishën. Dhe nuk ja dolët. Grenellin e korruptuat dhe i shkatërruat karrierën. Kaq. Dhe harxhuat $10 million për një vizitë në SHBA.

O të mjerë, sa të deluzionuar që jeni!

Berisha mirë se të vijë në Shtetet e Bashkuara dhe të ngazëllehet, por fakti mbetet se si ai, ashtu edhe fëmijët e tij, të cilët ishin koka e korrupsionit në atë vend, në burg do të përfundojnë.

Ndërkohë, më poshtë keni transmetimet e televizionit Syri, ku përcillen mashtrimet e radhës.
Çfarë dëshpërimi!

/Shqip.com