Lajme

Rike Roçi e shoqëruar në Vlorë! Kur ne e dimë kush është i dashuri i saj, pse vazhdon ta mbajë larg syrit të ndjekësve?

Ish-banorja e BBV, Rike Roçi vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale pas postimeve nga pushimet që kaloi në Vlorë fundjavën e kaliar. Fotot e saj të fundit u komentuan jo pak dhe kanë marrë mjaft pëlqime e komente, ndërsa ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen dhe format e saj.

Megjithatë, përtej imazheve që ndan me publikun, një detaj vazhdon të mbetet mister për shumicën e fansave: partneri i saj.

Edhe pse prej kohësh është përfolur dhe identiteti i të dashurit të saj nuk është më sekret për ata që e njohin modelen, Rike ka zgjedhur të mos e ekspozojë lidhjen në rrjetet sociale.

Ndryshe nga shumë personazhe të njohur që ndajnë momente romantike me partnerët e tyre, Rike Roçi ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës private larg vëmendjes publike. Kjo zgjedhje ka ngjallur shpesh kureshtje mes ndjekësve, të cilët vazhdojnë të pyesin pse modelja nuk publikon foto apo momente krah personit që i ka fituar zemrën.

Shqip.com mësoi të dielën se Rike ndodhej në Vlorë në një hotel lluksoz, dje ajo tha se e dinte që e kishim parë në shoqërinë e kujt ishte, atëherë pse e mban sekret të dashurin?

Ndoshta gabuam me moshën e tij, përafërsisht, por sërish – për hir të besnikërisë ndaj ndjekësve, Rike tregojua fansave kush është partneri i ri, se ne si redaksi e dimë!

Dhe këtë detyrim s’e ke fare ndaj nesh, sepse respektojmë të drejtën tënde për privatësi, por ndaj atyre që ti i konsideron fansa.

/Shqip.com