Lajme

FOTOT: Nga artistë, tek politikanë, Grida Duma mbledh personazhe të njohur për ditëlindjen e të birit

Në një nga lokalet e vendosura në një prej zonave më të njohur të Tiranës, Darien, djali i Grida Dumës, festoi 21-vjetorin e lindjes mes njerëzve më të afërt, miqve të shumtë dhe figurave të njohura publike.

Mes të pranishmëve u vunë re disa emra të njohur të ekranit, medias shqiptare, politikës, por jo vetëm.

Në fotot e publikuara nga festa u pa Rudina Dembacaj, Marjana Kondi, Arjan Curri, Lori Hoxha, Bieta Sulo, Erald Kapri, të cilët ishin vetëm disa prej shumë të ftuarve që iu bashkuan 21-vjeçarit në këtë ditë të veçantë.

Natyrisht nuk munguan as miqtë e Grida Dumës, ndërsa pjesë e festës u bënë edhe disa prej ish-kolegëve të saj nga Partia Demokratike. Mes tyre u pa Agron Gjekmarkaj, i cili iu bashkua urimeve për djalin e ish-deputetes, në një mbrëmje që mblodhi së bashku njerëz nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Përveç Grida Dumës edhe vetë Darienit, vëmendjen e të ftuarve e tërhoqi edhe Greis, teza e djaloshit që festonte ditëlindjen.

/Shqip.com