Pushime në hotelin luksoz me të dashurin misterioz, Rike Roçi nxjerr fotot me partnerin: Nuk është 10 vite më i madh se unë, por nuk ua tregoj se keni syrin e keq
Ish-banorja e BBV, Rike Roçi ka reaguar në rrjetet sociale ndaj aludimeve dhe thashethemeve, siç i quan ajo, që kanë qarkulluar së fundmi për jetën e saj private dhe partnerin e ri. Përmes një postimi në Instagram, Roçi ironizoi komentet dhe spekulimet që, sipas saj, janë bërë për marrëdhënien e saj, duke përmendur me humor disa nga vendet ku pretendohet se është parë me partnerin. Shqip.com raportoi pak ditë më parë se Rike ishte në Vlorë në shoqërinë e të dashurit 10 vite më të madh, por ajo thotë se janë moshatarë.
Rike na dha edhe një lajm tjetër teksa me të dashurin thotë se ka udhëtuar edhe në New York, Tokyo e Maldive gjithashtu.
“Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që më paskeni parë ju, gojët e liga”, shkruan ajo.
Më tej, Rike Roçi kritikon përhapjen e thashethemeve, duke u shprehur se shpesh ato paraqiten si fakte të mirëqena.
“Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera”, shkruan modelja.
Megjithatë, Rike thekson se mes tyre nuk ekziston një diferencë moshe, ndërsa nuk kursen vlerësimet pozitive për të.
“Ne kemi një moshë dhe ai është shumë, poooooo shumë i mirë. Por nuk jua tregoj se keni sy”, shprehet Roçi, duke e shoqëruar mesazhin me emoji-n simbolike të syrit të keq.
Në fund, modelja mbyll reagimin me nota ironike, duke iu drejtuar kritikëve të saj që të merren me jetën e tyre.
Reagimi i Rike Roçit

Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që me paskeni parë ju, gojët e liga.
Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë legjisë së që mbani brenda.
Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne kemi një moshë dhe ai është shumë, poooooo shumë i MIRË. Por nuk ju a tregoj se keni Sy 🧿
Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.
©Shqip.com