Rozë

Romeo befasohet nga surprizat e shumta

Në një skenë të dedikuar për të Romeo kujtoi karrierën e tij, e cila nisi në spektaklin më të madh të humorit, Portokalli.

Pas derës që u hap qëndronte Gaz Paja, i cili ishte i pari që e përkrahu në skenën e humorit të Portokallisë.

Pas asaj dere do ishte edhe Agron Llakaj, por për fat të keq aktori humbi bashkëshorten një ditë më parë.

Pas derës së dytë qëndronte Bora Zemani, partnerja e vëllait të Donaldit, ndërsa pas derës së tretë, ishte artistja Elvana Gjata.

Dera e tretë ishte Donaldi për të cilën Romeo tha “është e vetmja derë që kam shumë frikë ta hap”.

/Shqip.com