Sport Ndërkombëtar

Riza Çalimbay “kërcënon” Ballkanin

Nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe skuadrës turke Sivasspor. Trajneri mysafir Riza Çalimbay i ka idetë e qarta sa i përket ndeshjes së nesërme, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai është i vetëdijshëm që ekipin turk e pret një punë e vështirë në Kosovë, por prej këtu ata duan të kthehen në shtëpi me pikë të fituara.

Kampioni i Kosovës e regjistroi një fitore të madhe në Sivas duke fituar 4:3, ndërsa tash e ka mundësinë ta marrë primatin me një fitore tjetër eventuale në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kjo ndeshje është njëra prej mundësive më të mira për të dalë nga grupi. Të gjitha skuadrat i kanë nga 4 pikë. Asnjë prej këtyre ekipeve nuk është në avantazh. Pasi ta mbyllim mirë këtë lojë, do të mendojmë për takimin me CFR Cluj, të cilën do ta luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet ta fitojmë”, ka thënë Çalimbay.

“Më pas, do ta kishim një finale me Slavia Pragën. Mund të lodhemi, por i kemi synimet e qarta. I kemi dy lojtarë të lënduar, probleme të tjera nuk kemi. Objektivi ynë kryesor është që ta lëshojmë Kosovën me pikë të fituara”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.

/Shqip.com