Risi në “Big Brother VIP 3”! Finalistët ndahen në çifte, fituesit përballen për çmimin e madh
Publikuar:
(25.05.2024 22:07:31)
Një risi për “Big Brother VIP Albania”, por që është përdorur në shtetet e tjera, u aplikua këtë finale.
Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin.
/Shqip.com