Sport Ndërkombëtar

Real Madridi ka vendosur për sulmuesin Benzema

Karim Benzema është lideri i Real Madrid, i cili ka udhëhequr “Los Blancos” drejt fitimit të La Ligas dhe Champions League sezonin që kaloi, teksa edhe këtë sezon pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Në këto kushte duke parë efikasitetin e sulmuesit francez në skuadër, madrilenët kanë gati kontratën e re për të.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, marrëveshja e re pritet të jetë deri në qershor 2024, teksa drejtuesit presin që 34-vjeçari të fitojë “Topin e Artë” për të zyrtarizuar rinovimin mes tyre.

Benzema duket se ka “rilindur” që kur nga Real Madrid u largua Cristiano Ronaldo, pasi deri atëherë, pavarësisht cilësive që i ka sikur ishte nën hijen e portugezit.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Ronaldon, i cili fillimisht u transferua te Juventus e më pas u rikthye te ish-skuadra e tij Manchester United.

Mirëpo, fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, as në kampionatin italian e as në atë anglez nuk arriti t’i shfaqë vlerat e tij të vërteta. Madje, tashmë flitet me të madhe se do të largohet edhe nga Manchester United.

Sidoqoftë, Benzema duket se ia ka hairin largimit të tij, pasi u shndërrua në yllin e padiskutueshëm te Real Madrid.

/Shqip.com