Sport Shqiptar

Reagimet e trajnerit dhe lojtarëve pas ndeshjes së Kosovës

Pas fitores së Kosovës, për media kanë folur trajneri i kombëtares, Alain Griesse dhe Lojtarët, Milot Rashica dhe Donat Rudhani.

Kosova fitoi në “Fadil Vokrri” me rezultat 3:2.

Griesse tha se kjo është një fitore shumë e rëndësishme.

“Çka është më e rëndësishme është fitorja, gjatë lojës patëm disa momente jo të mira, por ,e rëndësi fitorja. Nuk është një finale, çka është e sigurt është që jemi në një vend të vështir, pasi edhe mungesat që morëm sot”, tha ai.

I kënaqur me performancën ka qenë edhe Rashica.

“E nisëm lojën shumë ma mirë se ndeshjen e kaluar, dhe e patëm posedimin e topit, po ashtu patën disa pasime të mira dhe golat ishin shumë të mira. Kundër Greqisë e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështir, ata luajnë ndryshe por kjo lojë na ka jep shumë motiv dhe ne shkojmë për fitore”.

Debutuesi Rudhani e vlerësoi lartë ndeshjen e parë me Kosovën.

“Jam shumë krenar me debutimin me fanellën Dardane. Edhe pse luajta si mbrojtës i majtë s’është e rëndësishme, i kam thënë edhe trajnerit do të jem i gatshëm të luajë kudo që të jetë nevoja”.

Vedat Muriqi pas ndeshjes tha se kjo fitore i dedikohet “Fadik Vokrrit”.

Kosova pavarësisht fitores mbeten në vendin e dytë mbrapa Greqisë, që arriti të mposht Qipron me rezultat 3:0.

Ndeshjen e radhës Kosova e ka kundër Greqisë të dielën në udhëtim./Shqip.com