Lajme

Rasti në Skenderaj,Hodaj: Policët nuk u përfshinë në vepër penale, ata u sulmuan

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj

Me 2 korrik, pas një mosmarrëveshje midis Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij me Policinë e Kosovës kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Lidhur më këtë çështje ka folur edhe njëherë nga Inspektorati Policor i Kosovës. Kushtrim Hodaj në një intervistë për Kosovapress ka thënë se Policët nuk u përfshinë në vepër penale, por që ata u sulmuan.

“Vlerësimi fillestar i prokurorit kujdestar dhe hetuesve ka qenë që në këtë fazë nuk ka dyshime për zyrtarë policor të përfshirë në vepra penale. Dhe në këtë moment që po flasim nuk ka dyshime për zyrtarë policor, atëherë është në kompetencë të Policisë të Kosovës dhe Prokurorisë që të zhvillojë më tutje hetimet”, ka thënë Hodaj për Kosovapress.

Hodaj thotë se për momentin nuk ka ndonjë informatë apo provë që impikonë zyrtarët policorë për ndonjë shkelje.

“Ne jemi duke përcjellë si rast, në momentin që ka informacione dhe dalin prova që implikojnë zyrtarët policor në shkelje apo në tejkalim të forcës apo përdorim të armëve jashtë rregullave që parasheh Policia e Kosovës, sigurisht që do të kyçemi dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme hetimore”, thekson Hodaj. Megjithatë, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, shton se tejkalimi i përdorimit të forcës është prej veprave tipike në polici”, ka thënë Hodaj.

Po ashtu Hodaj ka thënë se tejkalimi i forcës nga Policia është njëra prej veprave tipike që ndodhin zakonisht në Polici.

“Tejkalimi i përdorimit të forcës apo keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo shkaktimi i lëndimeve ndaj qytetarëve është një prej veprave tipike që ndodhë zakonisht në polici, për shkak se policia është organ i autorizuar të përdor forcën dhe kur kjo tejkalohet atëherë përbën shkelje dhe vepra penale. Sigurisht që shpesh herë është një vijë e hollë që i ndanë përdorimin e forcës bazuar në rregullat që ka policia. Në këtë rast, është raportuar si rast i përdorimit të forcës dhe është duke u hetuar edhe nga komisionet e brendshme të policisë, por edhe ne jemi duke e përcjellë në bashkëpunim me prokurorin përgjegjës që në momentin që identifikohen veprimet të policisë që janë në kundërshtim me rregullat dhe ligjin, sigurisht që do të merren veprime edhe ndaj zyrtarëve të policisë”, ka thënë Hodaj.

Lidhur me këtë rast sipas burimeve të Shqip.com është bërë e ditur se plagosja ndaj dy zyrtarëve policorë në natën e së shtunës dyshohet se është kryer me revole të Policisë.

Po ashtu sipas burimeve të Shqip.com dyshohet se revolja është dorëzuar gjatë ditës së djeshme me ndërmjetësim te ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Lidhur më këtë rast, Gjykata Themelorë në Mitrovicë ka vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve të caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve./Shqip.com