Lajme

Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Nuredin Lushtaku

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun, të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Në bazë të këtij vendimi të cilin e ka siguruar  “Betimi për Drejtësi”, thuhet së kjo masë ka buruar nga raportet policore të ditëve paraprake, nga dokumentacionet nga QKUK dhe foto nga këmbët e të dëmtuareve.

Prokurorja e Shtetit, Fetije Bajrami ka vlerësuar që nëse të dyshuarit lirohen do të ekzistonte mundësia e ndikimit tek dëshmitarët dhe shkatërrimi i provave.

Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun.

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderaj, Nuredin Lushtaku

Masën e paraburgimit, prokuroria e ka bazuar edhe duke e marrë parasysh peshën e veprave penale.

“… se polici është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se ka qenë mesnatë. , se kanë përdorur armë, se u janë shkaktuar lëndime trupore punonjëseve të policisë, i kanë vjedhur armët të dëmtuarit Enver Berisha, si dhe në bazë të dosjes në emër të të pandehurve se ekziston rreziku që nëse lirohen, ata mund të përsërisin veprat penale ose të kryejë ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarve”, shkruhet në vendim.

Lexo edhe:
Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30-të ditëve

Kujtojmë se në seancën e prokurorisë është thënë se policët Enver Berisha dhe Mergim Geci kanë gjobitur Arbër Lushtakun për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Sipas prokurorisë, ai më pas kishte thirrur në telefon babain e tij, Nuredin Lushtakun, i cili kishte ardhur me veturë me vëllezërit e tij Faton dhe Arif Lushtakun.

Lexo edhe:
Lushtaku: Rrethanat e këtij rasti i konsideroj të montuara kundër meje dhe familjes time

Kurse, Nuredin Lushtaku ka thënë se të gjitha këto janë të montuara kundër familjes së tij./Shqip.com