Lajme

IPK-ja për rastin në Skenderaj: Nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar

Policia e Kosovës/Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Skenderaj, ku dy zyrtarë policor janë plagosur.

Lidhur më këtë rast, Policia ka dhënë detaje.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Shqip.com ka deklaruar se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë  hetimet lidhur me këtë incident do ti vazhdojë Policia e Kosovës (pas që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Po ashtu është bërë me dije se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Lidhur me këtë rast deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Gjithashtu me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante./Shqip.com