Lajme

Rasti në Skenderaj: Bekim Jashari e dorëzoi në Polici armën me të cilen dyshohet se u plagosën policët

Lidhur me këtë rast sipas burimeve të Shqip.com është bërë e ditur se plagosja ndaj dy zyrtarëve policorë në natën e së shtunës dyshohet se është kryer me revole të Policisë.

Po ashtu sipas burimeve të Shqip.com dyshohet se revolja është dorëzuar gjatë ditës së djeshme me ndërmjetësim te ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Për këtë çështje, gjatë ditës Shqip.com ka kontaktuar ish-kryetarin e komunës se Skenderajt, Bekim Jashari por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Lexo edhe:
Policia për plagosjen e policëve në Skënderaj: Dy të dyshuar janë në mbajtje, zhvilluam edhe bastisje

Në anën tjetër, Artan Qerkini avokat mbrojtës i Nuredin Lushtakut nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje duke u arsyetuar se ‘rasti është i ndjeshëm dhe se informacionet do te shpalosen tek organet e drejtësisë’.

Gjykata Themelore në Mitrovicë

SHQIP.com ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë por te njëjtit nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj./Shqip.com